Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet për drogë një grua në Krujë, shpallet në kërkim djali i saj


Një grua 47-vjeçare është arrestuar nën akuzën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, ndërsa policia ka shpallur në kërkim dhe djalin e saj. Në banesën e tyre, janë sekuestruar 16 kilogramë lëndë narkotike të llojit Cannabis sativa.

Ndërkohë është proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe një  73 vjeçar me inicialet Xh. M., gjithashtu banues në Krujë.

“Finalizohet nga Policia e Krujës, në bashkëpunim me SHÇBA-në operacioni policor antidrogë i koduar “Noja”.

Sekuestrohen 16 kg lëndë narkotike e llojit Cannabis sativa.

Arrestohet në flagrancë poseduesja e lëndës narkotike dhe shpallet në kërkim djali i saj.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në bashkëpunim me SHÇBA-në në DVP Durrës, pas informacioneve të grumbulluara se në një banesë, në fshatin Nuaj kishte lëndë narkotike organizuan dhe zhvilluan operacionin policor të koduar “Noja”.

Si rezultat i operacionit u arrestua në flagrancë shtetasja:

M., 47 vjeçe, banuese në Krujë dhe u shpall në kërkim djali i saj shtetasi C. M., 27 vjeç.

Gjithashtu u procedua penalisht në gjendje të lirë edhe shtetasi Xh. M., 73 vjeç, banues në Krujë.

Gjatë kontrollit në banesën e tyre, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 16 kg lëndë narkotike, e dyshuar si Cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim.”, thuhet në njoftimin e policisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *