Kreu i PD-së Lulzim Basha pas takimit me të rinjtë i është bashkuar artistëve të cilët qëndrojnë në sheshin e Teatrit Kombëtar prej afër dy vite për mbrojtjen e godinës nga prishja.
Për Bashën kjo është protesta e dytë pas mbylljes së protestave kombëtare të cilave i bashkohet, pas asaj te Astiri, me banorët të cilët kundërshtojnë projektin e Unazës së Re që prek banesat e tyre.
Ditën e e sotme Basha zhvilloi një takim me të rinjtë e PD-së në të cilin ndodhej edhe kreu i bashkëmoshatarëve të tyre të CDU-së gjermane.
Në takim, Basha, premtoi tur kombëtar për Rininë.