Janë dhunuar gjatë orëve të natës 2 rojet e makinerive që do të ndërtojë një hidrocentral në Kaçinar të Mirditës.
Ata dyshohet se janë dhunuar nga banorët e zonës ndërsa 4 mjete janë djegur.
Të dhunuarit janë dërguar për mjekim në spitalin e Rrëshenit me dëmtime fizike ndërsa janë rrezikut për jetën.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes së rëndë por deri tani mësohet se nuk ka asnjë denoncim nga ana e të dhunuarve.
Banorët e zonës e kundërshtojnë me forcë ndërtimin e hidrocentraleve në zonë pasi sipas tyre mbeten pa ujin, që është jetik për ta.
Ata kanë disa ditë radhazi që protestojnë duke u përplasur me policinë dhe përfaqësuesit e kompanië private.