Një insektor i Inspektoriatit të Ndërtimit në Sarandë ka denoncuar grabitjen e tokave sipas tij nga zyrtarë të lidhur me Partinë Socialiste.
Në mesazhin e dërguar te ish-kryeministri Berisha, inspektori shkruan se toka në bregdet pranë tre ishujve buzë detit në qytetin jugor po grabitet nga ish-drejtori i Hipotekës së Tepelenës dhe një emër i njohur i PS-së në zonë, Sulo Muço.
Sipas tij, Muço po mbështetet në këtë proces nga drejtori i Kadastrës, Ardian Kola, që ka pjesën e tij aty ndërsa punonjëste të Inspektoriatit u është thënë të mos ndërhyjnë.
‘Narkopushtetare qe grabisin tokat e qytetareve! Shikoni fotot dhe lexoni denoncimin e inspektorit dixhital. sb
‘Inspektor prane inspektoriatit te ndertimit sarande
I nderuar zoti Berisha po ju drejtohem ju pasi vetem ju ne kto kohe jeni kthyer ne zerin e qytetarit te thjeshte. Une jam nje inspektor prane inspektoriatit te ndertimt sarande dhe desha te denoncoj sesi po vidhen tokat e qytetarve nga njerezit me pushtet te PS.
Nje toke ne bregdet tek tre ishujt buze detit po vidhet, ne toka po instalojne kioska me panele sanduic duke zaptuar tokat dhe ne na thone qe te mos nderhyjme per te hequr kto instalime te paligjshme ne token e qytetarve, ato po i ve ish drejtori i hipotekes tepelen dhe nje emer i njohur i PS ne zone, Sulo Muco nen mborjtjen dhe garancine e drejtorit te kadastres i cili do bej legalizimin dhe tja heqi pronarve si toke, Ardian Kola qe ka edhe ai pjese aty. Ne me urdher na eshte thene qe te mbyllim sy e vesh per ato kioska qe instalohën naten dhe pronari tokes nuk ka cte beje. Ja dhe me foto ky krim qe po i behet qytetarve. Ju lutem anonim.’