Vendosni fjalën kyçe....

ISIS emëron udhëheqësin e ri


Shteti Islamik (IS, dikur ISIS) ka emëruar zyrtarisht një pasardhës të ish-liderit, Abu Bakr al-Bagdadi, pas bastisjes së forcave speciale amerikane në vendin ku fshihej, duke konfirmuar kështu se udhëheqësi famëkeq terrorist u vra vërtet gjatë operacionit.

Një njeri i quajtur, Abu Ibrahim al-Hashemi al-Qurashi, do të marrë rolin e udhëheqësit të ri të grupit terrorist, njoftuan ekstremistët përmes agjencisë së tyre të re ‘Amaq’.

Xhihadistët konfirmuan gjithashtu vdekjen e zëdhënësit të grupit terrorist, Abu al-Hassan al-Muhajir.

Lajmi erdhi pasi Pentagoni publikoi pamjet e dronit nga bastisja e forcave speciale amerikane, së bashku me disa detaje të tjera të misionit.

Sidoqoftë, lajmet për vdekjen e Bagdadit janë pritur me skepticizëm nga shumë kancelari, të cilët dyshojnë në vërtetësinë e pamjeve të paqarta të siguruara nga Pentagoni.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *