Vendosni fjalën kyçe....

Kili anuloi samitin, Trump njofton se do zgjedhë një vend tjetër për nënshkrimin e marrëveshjes së tregtisë me Kinën


Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se Shtetet e Bashkuara do të njoftojnë shumë shpejt vendin e ri se ku ai dhe homologu i tij kinez, Xi Jinping do të nënshkruajnë marrëveshje për të lehtësuar luftën tregtare që ka dëmtuar ekonominë globale.

Njoftimi i tij më 31 tetor ka ardhur një ditë pasi Kili ka anuluar samitin Bashkëpunimi Ekonomik Azi-Paqësor (APEC), që ishte planifikuar të mbahej në gjysmën e muajit nëntor.

Ekzistonin shpresa që ky forum do të ndihmonte në uljen e tensioneve në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, të cilat janë përfshirë në luftë tregtare tash e 18 muaj.

“Kina dhe Shtetet e Bashkuara janë duke punuar në zgjedhjen e një vendi tjetër për nënshkrim të Marrëveshjes Faza e Parë e Tregtisë”, ka thënë Trump në një postim në rrjetin social, Tëitter.

“Presidenti Xi dhe presidenti Trump do të nënshkruajnë (marrëveshjen)”, ka thënë ndër të tjera presidenti amerikan.

Kili ka anuluar takimin e APEC-ut, dhe një konferencë të Kombeve të Bashkuara për ndryshime klimatike, që ishte planifikuar të mbahej në muajin dhjetor, teksa protestat kundër qeverisë vazhdojnë në shtetin e Amerikës Jugore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *