Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Arlind Gjokutaj, është larguar nga detyra.
Në vend të tij është emëruar Gjon Bardhi, i cili ka qenë nëndrejtor i institucionit.
Gjokutaj u emërua drejtor i Doganave 7 muaj më parë.
Në kohën e emërimit si drejtori i Doganave, Gjokutaj i drejtua me një letër punonjësve të institucionit që drejtonte deri sot.
Në letër (Letra Gjokutaj) ai theksonte ndër të tjera se në mesin e punonjësve ishin një pjesë që i nxinin faqen dhe turpëronin institucionin.