Gjon Bardhi, do jetë drejtori i ri i Doganave pas largimit të Arlind Gjokutajt.
Deri sot ai mbante postin e nëndrejtorit ndërsa në vitin 2014, ai i ka shpëtuar një atentati me tritol.
Në kohën e atentatit, ai ka qenë në një dasmë, ndërsa mjetit të tij tip ‘Mercedes-Benz’ i është vënë tritol në fshatin Larushk.
Bardhi ka qenë më herët kryebashkiak i Fushë-Krujës.
Ai është akuzuar kohë më parë nga ish-punonjës të Doganës si i përfshirë në kontrabandën e mallrave kinzezë, denoncim i publikuar nga ish-kryeministri Berisha.