Vendosni fjalën kyçe....

Margariti e Veliaj e shitën si ide origjinale, fjalori gjigant qenka kopjuar nga Italia (FOTO/VIDEO)


Para dy ditësh, ministrja e Kulturës Elva Margariti u mburr për instalacionin më të ri të vendosur në Sheshin Skënderbej, një fjalor gjigant. Mirëpo duket se ky qenka i kopjuar dhe jo nga shumë larg por nga Italia fqinje.

Një ide e tillë nisi në fund të shtatorit të këtij viti në Milano dhe përgjatë gjithë muajit të tetorit është praktikuar edhe në qytetet e tjera si Firence, Bolonjë, Bari e Palermo. Skena ishte kjo, një shesh i madh me një fjalor gjigant të ekspozuar për qytetarët, siç shkruan “La Nazione” vetëm për të “shpëtuar” më shumë se 3 mijë fjalë të gjuhës italiane që janë në rrezik të harrohen.

Kështu pa u mbyllur ende muaji tetor, qeveria shqiptare ka kopjuar idenë duke bërë të njëjtën gjë në “Sheshin Skënderbej” dhe duke e shitur si idenë e tyre origjinale.

“Po e përmbyllim Tetorin e Librit me një instalacion në Sheshin “Skënderbej”, një libër gjigant, ndoshta më i rëndësishmi:
“Fjalori i Gjuhës Shqipe”, botim i Akademisë së Shkencave dhe Institutit të Gjuhës dhe Letërsisë. Ende gjatë montimit nisi të tërheqë vëmendjen e kalimtarëve, të cilët nisën të bëjnë fotografi para tij. Por ai fjalor është edhe funksional. Përmes një monitori, bashkëlidhur me të, mund të kërkoni kuptimin e cilësdo fjalë të fjalorit. Një mesazh për të njohur dhe dashur gjuhën tonë!”, shkruante ministrja Elva Margariti, e cila në asnjë moment nuk zbuloi se ideja kishte ardhur nga Italia.

Ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj, tha se ideja ishte e vetë Margaritit: “Po e mbyllim “Tetorin e Librit” me instalacionin më të ri “Fjalori i Gjuhës Shqipe”.
Super ide nga Ministria e Kulturës dhe Elva Margaritit për librin gjigant, sot një vlerë e shtuar në sheshin “Skënderbej”.
Përmes një monitori, çdo kalimtar mund të kërkojë kuptimin e 48.000 fjalëve shqip.”.

Fjalori gjigant tërhoqi vëmendje në sheshin kryesor të Tiranës, ku edhe figura të njohura si gazetari Blendi Fevziu nuk e humbën rastin pa bërë një foto./Hashtag.al

FOTO NGA SHESHI SKËNDERBEJ

FOTO NGA SHESHET NË ITALI


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *