Dy shtetas shqiptarë dhe një kroat janë arrestuar nga policia greke, pasi u kapën me 105 kg kokainë.
Sasia e lëndës narkotike u gjet e fshehur në një enë brenda një banese në Athinë.
Mediat greke kanë publikuar pamjet e efektivëve të policisë, kur gjejnë drogën brenda banesës. Përveç kokainës janë sekuestruar edhe 734 mijë euro.
Kontrollet janë shtrirë edhe në një banesë tjetër, ku thuhet se janë sekuestruar 200 mijë eurosh, por shifra zyrtare nuk është konfirmuar ende.
Γίνεται δουλειά. Πολλά συγχαρητήρια.@hellenicpolice | #ProstasiaPoliti
Νέα εξάρθρωση εγκληματικής οργάνωσης κατοχής και διακίνησης ναρκωτικών. pic.twitter.com/iy0dxOaCzc
— Μιχάλης Χρυσοχοΐδης (@chrisochoidis) October 31, 2019