Vendosni fjalën kyçe....

Pamjet e rralla të “Air Force One” të Izraelit, shfaq probleme në fluturimin e provës (Video)


‘Air Force One’ i Izraelit, avioni i kryeministrit, Benjamin Netanyahu, ka pasur probleme me frenat gjatë fluturimit të provës.

Projekti ambicioz, i ideuar nga kryeministri Benjamin Netanyahu pesë vjet më parë, ka tërhequr vazhdimisht kritika mbi kostot e tij.

Pas incidentit aeroporti u vu në gjendje e jashtëzakonshme por fatmirësisht nuk pati të lënduar mes atyre që ishin brenda dhe as në pistë.

Avioni i ‘Boeing 767-300ER’ do të përdoret si nga kryeministri i vendit ashtu edhe nga presidenti në vizitat e tyre të huaja dhe vepra e artit vlerësohet të kushtojë rreth 170 milionë dollarë.

Ai është i pajisur me sistemet më të fundit të komunikimit të koduar si dhe me radarë të fuqishëm.

Sipas ‘Israelit Aerospace Industries’ (IAI), pasi të vihet në funksion, avioni është i aftë të fluturojë pa ndalesë në Kinë, Japoni, SHBA ose Brazil.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *