Vendosni fjalën kyçe....

Pas bizneseve edhe konsumatorët heqin dorë nga kredia, bie kërkesa për hua në banka

Dy anketa të njëpasnjëshme të Bankës së Shqipërisë gjeten se, kërkesa për kredi nga familjet po tkurret.

Rreth 67% e të përgjigjurve kanë deklaruar se, nuk presin të marrin hua të re këte vit.

Rënie të madhe ka shënuar kërkesa për blerje banese, e cila ishte në territor negativ në 6-mujorin e parë dhe pritet të ketë të njëjtën ecuri deri në fund të vitit.

Banka tregtare në vend kanë pohuar se standardet e kreditimit për individët mbetën të pandryshuara në tremujorin e tretë të vitit 2019, si në kreditë dhënë me qëllim blerje banesash, ashtu edhe në kreditë konsumatorë përgjatë gjithë vitit 2019

Si rezultat, indeksi i mundësisë për të rimarrë një hua të re nga individët ka rezultuar 0.149, duke shënuar rënie krahasuar me vrojtimin e kaluar dhe krahasuar me një vit më parë, dhe duke mbetur nën vlerën e mesatares afatgjatë të tij.

Sipas Bankës së Shqipërisë kjo ecuri vijon të dëshmojë për një kërkesë ende të paqëndrueshme të familjeve për huamarrje.

Kredia vijon të jetë e shtrenjtë për familjet shqiptare, duke zënë në disa raste mbi 30% të të ardhurave të tyre mujore.

Përsa i përket raportit të pagesës së huasë ndaj totalit të të ardhurave, nga përgjigjet rezulton se ky raport arrin ‘deri në 10%’ të të ardhurave mujore për 34% të familjeve huamarrëse, ’10-30%’ për 39% të familjeve dhe ‘mbi 30% të të ardhurave për rreth 26% të familjeve. Në përgjithësi, gjatë tre vrojtimeve të fundit vihet re një prirje e kësaj shpërndarjeje për t’u zhvendosur në favor të raporteve më të larta këst/të ardhurave.

Në 53% të rasteve të huamarrjes deklarohet se huaja maturohet ‘brenda një viti’ dhe kjo peshë ka rënë me 1 pikë përqindje krahasuar me 6-mujorin e kaluar; në 42% të rasteve, afati i mbetur është ‘1-5 vjet’ dhe në 5% të rasteve ka rezultuar ‘mbi 5 vjet’.

VINI RE: Ky artikull është pronë intelektuale e Monitor.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *