Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka sugjeruar se ekziston një arsye pse administrata Obama ‘nuk i dha sisteme mbrojtëse Ukrainës’.
Mundësia që ai ngriti ishte e lidhur me Hunter Biden, djalin e kandidatit për president në zgjedhjet e vitit 2020, ish-zv.presidentit Joe Biden.
Pompeo tha: ‘Tani ne po raportojmë për rrjedhje informacionesh nga demokratët që kanë një mision të vendosur për të rrëzuar presidentin Trump. Ajo që di është se kam qenë në telefon, kam dëgjuar thirrjen. Mendova se mënyra e trajtimit të presidentit ishte e përshtatshme. Ne ishim tepër të përqendruar në disa gjëra të thjeshta në lidhje me strategjinë e Ukrainës.’
Ai vazhdoi: ‘Kjo është administrata që siguroi sisteme mbrojtëse ndaj Ukrainës. Unë nuk mund t’ju them pse. Nuk mund të përgjigjem nëse është për shkak të Hunter Biden që Barack Obama dhe zv.presidenti Biden nuk i dhanë sisteme mbrojtëse Ukrainës. Ata do të duhet të përgjigjen për këtë. Ndoshta thjesht nuk e kam historinë e plotë.’