Vendosni fjalën kyçe....

Rrëzohet nga kabina elektrike, humb jetën 40-vjeçari në Pogradec


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Pogradecit, ku një 40-vjeçar ka humbur jetën duke rënë nga një kabinë elektrike.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.5 të qytetit. Sipas policisë, 40-vjeçari  po punonte në një kabinë elektrike dhe ka rënë aksidentalisht duke humbur jetën.

“Më datë 31.10.2019, në lagjen nr.5, Pogradec, shtetasi P.M, rreth 40 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar nga një kabinë elekrike, ku ka qenë duke punuar dhe për pasojë ka gjetur vdekjen. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *