Instituti Kombëtar i Statistikave (ISTAT) deklaroi sot se papunësia në Itali u rrit në 9,9% në muajin shtator, nga 9,6% sa ishte në muajin gusht.
ISTAT theksoi se numri i punëkërkuesve u rrit në 73000 në shtator, krahasuar me muajin e kaluar. Gjithashtu numri i të punësuarve ra për 32000. Numri total i qytetarëve që humbën vendet e punës nga muaji korrik deri në shtator, shkoi në 60000 persona.
Shkalla e papunësisë për të rinjtë 15-24 vjeç që janë aktivë në tregun e punës, u rrit në 28,7%, me 1,1 pikë përqindje në muajin gusht.