Vendosni fjalën kyçe....

Senati Francez miraton projektligjin për ndalimin e shamisë së grave myslimane


Ligji për të ndaluar nënat e fëmijëve myslimanë të mbajnë shaminë në vizitat e tyre në shkollë merr miratimin nga Senati Francez

Senati Francez miratoi të mërkurën një projekt-ligj të diskutueshëm që ndalon nënat e fëmijëve të mbajnë shaminë myslimane gjatë vizitave në shkollë.

Një total prej 163 senatorësh votuan në favor të projekt-ligjit ndërsa 114 votuan kundër.

Projektligji gjithashtu duhet të miratohet nga Asambleja Kombëtare, për të hyrë në fuqi.

Në fillim të këtij muaji, ligjvënësi francez i së djathtës ekstrem, Julien Odoul, i kishte kërkuar një gruaje myslimane që të hiqte shaminë në një takim në Besanconin lindor duke e sulmuar atë verbalisht.

Presidenti francez Macron tha në një deklaratë të para pak ditëve se veshja myslimane në shërbimet publike e shkollë nuk ishte e mirëpritur.

‘Veshja e shamisë në hapësira publike nuk është biznesi im, megjithatë, në shërbimet publike, në shkollë dhe në vendet ku edukohen fëmijët, çështja e shamisë është biznesi im. Ky është laicizmi’.

Në një letër të hapur për Macron të botuar më 15 tetor në të përditshmen ‘Le Monde’, 90 akademikë, regjisorë, aktorë dhe gazetarë i bënë thirrje presidentit për të dënuar sulmin e Odoul kundër gruas myslimane.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *