Një qytetar nga Kavaja ka denoncuar drejtuesit e policisë në qytet, të cilët sipas tij në bashkëpunim me persona me precendentë penalë shpërndajne drogë nëpër qytet.
Mesazhi i tij është publikuar nga ish-kryeministri Berisha në Facebook.
Qytetari thekson se qyteti është nën terror dhe është në kthetrat e mafias, krimit e drogës dhe askush nuk guxon të flasë.
Statusi i Berishës
‘Kavaja ne kthetrat e mafies, krimit dhe droges! Qytetari dixhital denoncon narkoshefa me uniforme qe drejtojne trafiqe dhe shperndajne drogen.
Lexoni mesazhin e tij. sb
Doktor ju uroj shendet si fillim. Jam qytetar i kavajes. Kavaje esht degradu si qytet. Nga nje qytet i besimit dhe tolerances. Ka perfundu ne kete derexhe nga kjo qeverisje.
Doktor shefi i antidroges ne Kavaje Edmond Pjetri me super kriminelin kavajes Tim Celhaka po bojn nomin duke shit mall,duke majt te gjith spacatoret e kavajes me mall.
Kan hap edhe dy pika nje mbrapa shkolles Rilindja dhe tjetra perball kafes Mona Liza ku kan kompjutra elektonik qe gjoja jan mbyll nga shteti.
Leket e mallit te xhiros i mbledh punojnsi i policise Amarildo Mema cuni Arben Memes i plotfuqishmi i zones se Synejit te Kavajes.
Ka ardh fundi, njerzit kan fryk te flasin se me i krah ke shtetin qe esht kundra dhe krahu tjeter horrat qe bojn ligjin ,bashkunojn me njeri tjetrin. Vertetoje doktor kte skandal. Kjo esht ngjarja me Tan Pezen edhe me policet . Tlutem pa emer.’