Ish-deputeti i PD-së Agron Shehaj tregoi në emisionin “Opinion” se për të zbuluar skandalin e Unazës së Re i është dashur vetëm 2 minuta dhe 3 dollarë.
Deklaratën, Shehaj, e ka bërë gjatë debatit me ish-ministrin e Financave, Ahmetaj me të cilin u përplasën për çështjen e koncesioneve dhe oligarkët.
Pjesë nga debati:
Agron Shehaj: Tek unaza e madhe cili ishte institucioni që ndoqi procedurat?
Arben Ahmetaj: Ja po ta jap unë institucionin. Ça rezultoi me Unazën e Madhe? U anulua? Si ka mundësi që oligarku në thonjëza u rrëzua? Domethënë shteti, qeveria, ministri i atëhershëm Damian Gjiknuri, e anuloi në minutën 1 që u mor vesh e vërteta. Ministri dhe ministria nuk kanë dot instrumente që të verifikojnë një falsifikim në SHBA. Kur ai falsifikim del, reagimi ishte i menjëhershëm. Po të ishte oligarku ai që kishte vendosur ministrin, ajo nuk rrëzohej.
Agron Shehaj: U kapët duke vjedhur. I dhatë një tender një 26-vjeçari…
Arben Ahmetaj: Lërë popullzimin, populizmi është kolerë moderne.
Agron Shehaj: As letrat nuk i kishte bërë…kush i gjeti faktet, ti apo Gjiknuri? Se mua 2 minuta dhe 3 dollarë mu deshën për të gjetur se gjithçka ishte një mashtrim..
Arben Ahmetaj: U rrëzua si procedurë? A, po të mos ishte rrëzuar, do vije do thoshe këtu se po e kanë kapur oligarkët.