Vendosni fjalën kyçe....

Shkrumbohet nga flakët kështjella 500-vjeçare në Japoni e mbrojtur nga Unesco (FOTO-VIDEO)


Një zjarr ka shkatërruar strukturat kryesore të Kalasë së Shurit, një objekt i Trashëgimisë Botërore të Unescos që ndodhet në ishullin jugor të Japonisë, Okinawa.

Që prej mëngjesit të kësaj të enjte, zjarrfikësit kanë luftuar me flakët. Asnjë lëndim nuk është raportuar deri më tani.

Kalaja prej druri, e ndërtuar rreth 500 vjet më parë në Dinastinë Ryukyu, u caktua si thesari kombëtar i Japonisë në vitin 1933. Ajo u shkatërrua pothuajse plotësisht në një betejë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe struktura aktuale është një rikonstruksion.

BBC” shkruan se ndërtesa kryesore, si dhe strukturat veriore dhe jugore të kalasë shkrumbuar.

Kështjella Shuri shtrihet në majë të një kodre me pamje nga qyteti i Naha-s, që është edhe kryeqyteti i Okinawa-s. Ajo është e rrethuar nga mure të lakuar gurësh.

Kështjella ka shërbyer si kampus për universitetin më të madh publik të Okinawa-s deri në vitet 1970, dhe që atëhere ka qenë një nga pikat kryesore turistike.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *