Të paktën tetë civilë u vranë dhe 14 të tjerë u plagosën të enjten në një sulm me makinë bombë në qytetin veriperëndimor të Sirisë, Afrin.
Një automjet i ngarkuar me lëndë plasëse shpërtheu në një treg ushqimesh në qendër të qytetit Afrin, dhe shpërthimi shkaktoi edhe dëme të shumta materiale.
Megjithëse nuk u përmend ndonjë grup specifik terrorist pasi deri tani askush nuk e ka marrë përsipër sulmin, Ankaraja ka akuzuar kurdët e YPG/PKK.