Vendosni fjalën kyçe....

Tani qenkan pacientët me astmë që po “shkatërrojnë planetin”, çfarë thotë raporti i ri që ka shkaktuar zemërim në rrjet


Tanimë doli që njerëzit që vuajnë nga astma po dëmtojnë planetin. Siç shkruan RT, një raport i ri u sugjeron njerëzve me astme që të ulin emetimin e karbonit duke përdorur ilaçe më miqësore me mjedisin, por ky sugjerim ka shkaktuar zemërim në mediat sociale.

Nga 50 milion inhalatorë (aparati që përdoret nga njerëzit me astmë)  në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2017, të përdorur nga pacientët astmatikë, shtatë nga dhjetë prej tyre emetuan gazin serë të hidrofluoroalkan, që përdoret si shtytës për të dërguar ilaçin në mushkëri.

Një raport i ri i bërë publik nga një ekip i Universitetit të Kembrixhit sugjeron që kalimi në një lloj tjetër të inhalatorit mund të jetë një hap po i madh për mjedisin, megjithëse pacientët duhet të konsultohen me mjekun e tyre përpara se të bëjnë ndërrimin.

Të ashtuquajturat ‘inhalatorë me dozë të matur’ përbëjnë 4% të emetimeve të gazrave serë dhe studiuesit sugjerojnë që zëvendësimi i vetëm një në dhjetë prej këtyre inhalatorëve do të zvogëlonte emetimet e CO2 me 58 kilotonnes, ekuivalente me 180,000 udhëtime makinash nga Londra për në Edinburgh.

Sipas raportit, kjo do të ishte njësoj si të heqësh mishin nga dieta juaj plotësisht, duke i kursyer Tokës nga 150 deri në 400 kg dioksid karboni.

Ky raport u prit me zemërim në internet. Shumë kritikuan se po shënjestroheshin personat me një sëmundje kronike dhe kërcënuese për jetën në të njëjtën mënyrë siç shënjestrohen korporatat shumëkombëshe.

“Oh mirë, tani do të shkojmë pas pacientëve me astmë duke u kërkuar atyre që të ndryshojnë inhalatorët e tyre për të “shpëtuar planetin “– shkroi një përdorues i irrituar i “Twitter”-it.

“Jo. Nuk do e ndryshoj. Për shkak se jam astmatik, nuk përdor llak flokësh, as deodorant me aerosol apo çfarëdo spray me aerosoli. Kjo është mënyra ime për të shpëtuar planetin. Derisa të gjithë të tjerët të bëjnë gjithçka munden për të parandaluar Ndryshimet Klimatike, unë nuk do i ndryshoj inhalatorët”, komentoi një person i cili vuan nga astma.

Të tjerë theksuan se arsyeja pse njerëzit përdorin inhalatorë me gaz në vend të atyre me pluhur të thatë është sepse personat e sëmurë me astme nuk kanë fuqinë për t’i marrë në mënyrë tjetër  medikamentet e nevojshme për të shpëtuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *