Njëri nga të plagosurit nga shkëmbimi me armë në Durrës mësohet se është prokurori Arjan Ndoja.
Lajmin e pohon ‘Syri.net’ që citon burime të pakonfirmuara nga Policia e Shtetit.
Përplasja ndodhi pasditen e sotme te Mbikalimi i Shkozetit ndërsa përveç Ndojit u plagosën edhe 2 persona të tjerë, njëri prej të cilëve është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë.