Vendosni fjalën kyçe....

Basha për shkarkimin e Kajmakut: Nuk është rastësi, tregon skemën e Ramës për të qeverisur me krimin


Kreu i Partisë Demokratike nga selia blu ka reaguar në lidhje me shkarkimin nga KQZ të Agim Kajmakut, të zgjedhurit nga votimet e 30 qershorit në krye të Bashkisë Vorë.

Basha e quajti pasyqrë të Ramës që reflekton se PS-ja nuk nxjerr dot kandidatë të painkriminuar.

Më tej Basha, tregoi se kjo nuk është rastësi por edhe nga zgjedhjet e 2013 e 2017, është e njëjta skemë e mirëmenduar e Ramës për të qeverisur së bashku me krimin.

Agim Kajmaku është fytyra e Edi Ramës, pasqyra e radhës se më kë qeverisë, një poshtërim për PS-në që nuk nxjerr dot kandidatë të painkriminuar, por nxjerr llumin e llumit, poshtërim për shqiptarët që shkëlqejnë kudo në botë, por jo në vendin e tyre.

Të gjithë ata që mendojnë se 2013-2014 , 2017 e në vijim ky vendim tregon se asgjë nuk ka qenë rastësi.

Ka qenë skemë e mirëmenduar e Ramës për të qeverisur me krimin.

Zgjidhja e vetme është t’ia kthejmë qeverisjen shqiptarëve. T’ia kthejmë parlamentin shqiptarëve me zgjedhje të parakohshme parlamentare nën një qeveri kujdestare që do të garantojë votën e tyre”-deklaroi Basha.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *