Vendosni fjalën kyçe....

Cilët janë 13 deputetët që do përfaqësojnë AAK-në në Kuvend


Janë përcaktuar 13 deutetët e rinj të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës që do jenë pjesë e parlamentit të Kosovës. Prej 13 deputetëve të AAK-së, katër do të jenë gra.

Sipas ‘Gazetës Express’, kryeministri në detyrë Haradinaj kryeson listën me 72 mijë vota, por ai ka deklaruar se nuk do jetë deputet duke ia lënë vendin një tjetër deputeti nga lista.

Deputeti i parë i listës së AAK-së është vëllai i Ramush Haradinajt, Dauti.

Pas tij vijnë më radhë, Bekë Berisha, Pal Lekaj, Rasim Selmanaj, Time Kadrijaj, Gazmend Syla, Ali Berisha, Arbër Tolaj, Shkumbin Demaliaj, Gazmend Abrashi, Albena Reshitaj, Teuta Haxhiu dhe Donika Kadaj-Bujupi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *