Agjensitë e zbatimit të ligjit në Ohio kanë zbuluar një magazinë ku u kapën mbi 20 kilogramë fentanyl të dyshuar, një opioid më të rrezikshëm se heroina, 30,000 dollarë dhe tre armë zjarri.
‘Njëzet kilogramë fentanil është e mjaftueshme për të vrarë tërë popullatën e Ohio-s, madje disa herë,’ tha Vance Callender, agjent special i ‘Investigations Homeland Security’, përgjegjës për Michigan-in e Ohio-n.
Prokurori i Përgjithshëm i Ohio-s, Dave Yost, e përshkroi sasinë e fentanilit të përfshirë në këtë çështje si ‘luftë kimike dhe armë të shkatërrimit në masë’, dhe falënderoi të gjithë oficerët dhe agjensitë e përfshira.
Tre burra, të gjithë rreth moshës 30 vjeç u arrestuan dhe përballen me akuza për trafik droge dhe armëmbajtje pa leje.
Sipas të dhënave të përpiluara nga Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve, dy nga tre vdekjet me mbidozë në Amerikë përfshijnë një opioid dhe numri i vdekjeve të lidhura me opioidin është rritur gati gjashtë herë në dy dekadat e fundit.
Vetëm në 2017, mbidozat e opioideve vranë mbi 47,000 njerëz në SHBA.