Një makinë është gjetur e braktisur pak çaste më parë në Gjirin e Lalzit dhe dyshohet se ajo u përket personave që qëlluan me armë makinën e prokurorit Arjan Ndoji duke plagosur këtë të fundit dhe dy personat që udhëtonin me të.
Mjeti është gjetur në fshatin Shkafane ndërsa brenda tij janë gjetur dy armë automati
Makina ‘Mercedes-Benz 280’, targat e së cilës kanë qenë të vjedhura në Tiranë është gjetur e padjegur dhe policia po kontrollon për gjetjen e provave të mundshme.