Greqia ishte destinacioni i dytë pas Italisë për emigrantët shqiptarë në kërkim të vendeve të punës dhe një standard jetese më të mirë midis 2008 dhe 2018, sipas Eurostat, zyra e statistikave të Bashkimit Evropian.
Gjatë periudhës 10-vjeçare, 622,000 qytetarë shqiptarë morën leje qëndrimi nga vendet e BE, tha Eurostat.
Italia lëshoi 50 përqind të lejeve (308,000), përpara Greqisë, e cila dha 36 përqind (224,000). Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca gjithashtu ishin destinacionet e preferuara.
Tendenca ka ngritur shqetësime në Shqipëri për shkak të ndikimit të pritshëm demografik në dekadat e ardhshme, shkruan ‘Ekathimerini’.