Vendosni fjalën kyçe....

Kina fut në përdorim një nga rrjetet më të mëdha në botë “5G”


Operatorët mobilë kinezë kanë ofruar shërbime 5G për konsumatorët e vendit pasi tregu më i madh në botë zyrtarisht e vuri rrjetin në dispozicion në 1 nëntor.

Gjenerata e pestë e lidhjes me internet celular (5G) premton shpejtësi më të shpejtë të shkarkimit dhe ngarkimit të të dhënave, mbulim më të gjerë dhe lidhje më të qëndrueshme.

Tre operatorët e mbështetur nga shteti, ‘China Mobile’, ‘China Telecom’ dhe ‘China Unicom’ fillimisht kishin planifikuar të dilnin në treg vitin e ardhshëm, por e përshpejtuan procesin.

Shërbimi i shpejtë është tani në dispozicion të konsumatorëve në 50 qytete kineze, përfshirë Pekinin dhe Shangain. Çmimet për planet mujore fillojnë nga 128 juanë (18 dollarë), duke u siguruar përdoruesve të dhëna 30 GB dhe 500 minuta bisedë zanore.

Sipas qeverisë, më shumë se 130,000 stacione bazë 5G do të aktivizohen deri në fund të vitit për të mbështetur rrjetin. Kjo do ta bënte atë një nga dislokimet më të mëdha në botë, tha Pekini zyrtar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *