Vendosni fjalën kyçe....

Klubi ku nisi karrierën nderon Emiliano Sala, i vë emrin e tij stadiumit


Klubi ku Emiliano Sala nisi karrierën do e nderojë lojtarin që humbi jetën në mënyrë tragjike teksa fluturonte nga Franca drejt Anglisë pas nënshkrimit me ekipin e Kardifit.

Klubi argjentinas San Martin de Progreso ka vendosur që ta quajë impiantin e tij ‘Stadiumi Emiliano Sala’ në nder të lojtarit.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 31 tetor të vitit të shkuar ku avioni me të cilin udhëtonte sulmuesi u rrëzua në detin mes Francës e Anglisë.

Në aksidentin e rëndë humbi jetën edhe piloti David Ibbotson ndërsa tragjedia u thellua pasi tre muaj në vonë i ati i Emiliano Sala humbi jetën pas një ataku në zemër.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *