Vendosni fjalën kyçe....

Kosova prezanton fanelën speciale për ndeshjen vendimtare ndaj Çekisë


Federata e Futbollit të Kovës ka prezantuar fanelën speciale për ndeshjen kundër Çekisë më 14 nëntor.

‘Kjo është fanela speciale me të cilën Kosova do të luajë kundër Republikës Çeke’, thuhet në një postim në faqen zyrtare të FFK-së në Facebook.

Kosova do të  ndeshet me Çekinë më 14 nëntor në një ndeshje tejet të rëndësishme për sa i përket kualifikimit të vendit në Euro 2020, shkruan Koha.net.

Aktualisht Kosova mban vendin e tretë në grup me një pikë më pak se Çekia kështu që sfida në fjalë luan rol vendimtar për objektivin e ekipit të Kosovës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *