Vendosni fjalën kyçe....

KQZ vendos shkarkimin e Agim Kajmakut


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi shkarkimin e kryebashkiakut të dalë nga votimet e 30 qershorit Agim Kajmakut.

KQZ mori vendimin me 5 vota pro për shkarkim e Kajmakut.

Kajmaku nuk deklaroi në formularin e dekriminalizimit arrestimin në Greqi për falsifikim të kartëmonedhave.

Denoncimi për ndalimin e Kajmakut u bë më herët nga Partia Demokratike dhe më pas prokuroria verifikoi akuzën duke vërtetuar se Kajmaku është personi i njëjtë me Jorgo Toton.

Më 12 maj 2019, kryebashkiaku tashmë i shkakruar i Vorës, Agim Kajmaku, ka plotësuar formularin e vetëdeklarimit. Në formular, Kajmaku ka paraqitur ndryshimet e emrit. Kajmaku ka pasqyruar ndryshimin e emrit në vitin 1996, nga Agim Kajmaku në Jorgo Toto, dhe 8 vite më vonë, ai ka kthyer sërish emrin në Agim Kajmaku. Por në formularin e vetëdeklarimit, kryebashkiaku i Vorës ka deklaruar se nuk ka qenë ndonjëherë i ndaluar apo arrestuar nga organet ligjzbatuese.

Po ashtu, ai ka deklaruar se nuk ka qenë asnjëherë në hetim ose gjykim nga autoritetet e huaja për ndonjë vepër penale. Ndërkohë, Prokuroria shqiptare konfirmoi se ndaj shtetasit Agim Kajmakut ka pasur një procedim penal nga Gjykata e Janinës. Kjo bën që Agim Kajmaku të jetë subjekt i pikës 3 të nenit 5 i ligjit të dekriminalizimit./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *