Në partinë Socialiste kryetari Edi Rama mblodhi kordinatorët për Shkodrën.
Në mbledhje tema kryesore e diskutimit ishte emërimi i drejtorëve në këtë qark i cili ka sjellë përplasje mes eksponentëve të PS-së në Shkodër.
Në mbledhje Kryeministri Rama pati një debat me deputetin Paulin Sterkaj, ku ky i fundit i përmendi se situata është me drejtorët është bërë procedurë tenderi.
Stërkaj: E keni bërë si tender këtë çështje. Secili çon emrat për drejtorët.
Rama: Nuk kemi bërë tender. Kam menduar që ju do ta zgjidhnit këtë gjë. Tani do merrem vetë, pasi ju nuk i dhatë rrugëzgjidhje.Të hënën do bëjmë mbledhje të posacme vetëm me Shkodrën për këtë çështje