Një 61-vjeçar nga Shkodra është kapur në flagrancë me 68kg hashash në makinë në Lezhë.
Fillimisht 61-vjeçari me iniciale Z.B nga Shkodra fillimisht nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar dhe më pas është larguar me shpejtësi por u kap nga uniformat blu pas ndjekjes.
61-vjeçari u ndalua në Ishull-Shëngjin në i bllokuar në një rrugicë.
Njoftimi i policisë:
Lezhë
Vijon puna për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.
Finalizohet një tjetër operacion policor antidrogë, i koduar “Rrethrrotullimi”.
Operacioni nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Lezhë.
Sekuestrohen 68 kg lëndë narkotike, e dyshuar cannabis sativa.
Vihet në pranga pronari i automjetit, në të cilin u gjet lënda narkotike.
Në zbatim të planit të masave për shtimin e kontrolleve në të gjithë territorin e qarkut Lezhë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, Policia e Lezhës, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Lezhë, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Rrethrrotullimi”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit:
Z.B., 61 vjeç, banues në Shkodër.
Shërbimet e Policisë Rrugore, në rrethrrotullimin në hyrje të qytetit Lezhë, i kanë bërë shenjë ndalimi drejtuesit të mjetit, me të cilin dyshohej se transportohej lëndë narkotike. Drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar dhe është larguar me shpejtësi në drejtim të rrugës së Shëngjinit duke rrezikur jetën e punonjësve të Policisë, që ishin vendosur në pikë kontrolli për të ndaluar mjetin.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të këtij mjeti, në pronësi të shtetasit Z. B., i cili është konstatuar dhe bllokuar në një rrugicë, në Ishull, Shëngjin.
Gjatë kontrollit në mjet, u gjetën dhe u sekuestruan 68 kg lëndë narkotike, e dyshuar cannabis sativa.
Në vijim të veprimeve, Policia ka bërë ndalimin e shtetasit Z. B., 61 vjeç, banues në Shkodër.
Materialet iu referuan prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.