Vendosni fjalën kyçe....

Rama komenton vendimin e KQZ-së për Kajmakun: Mbrojti ligjin dhe interesin publik, PS-ja jo strehë e atij që shkel ligjin


Kryeministri Edi Rama zgjodhi që të komentojë vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nëpërmjet Twitterit pasi më herët shmangu pyetjet e gazetarëve pas mbarimit të mbledhjes në Partinë Socialiste.

Rama ka mbrojtur vendimin e KQZ duke thënë se institucioni zgjodhi të dalë krah ligjit dhe interesit publik.

Sipas Ramës, KQZ nuk u bë vegël e partisë siç ishte deri më dje.

Më tej Rama, theksoi se PS-ja riprovoi se nuk do të bëhet strehë e askujt.

KQZ ka provuar sot përsëri, se është një institucion i shtetit shqiptar që mbron ligjin dhe interesin publik, jo vegla e vjetër e partive siç ishte deri dje

Po ashtu Partia Socialiste ka riprovuar sot, se s’bëhet strehë e askujt që merr përsipër të shkelë ligjin e besimin tonë”-shkruan Rama në Twitter.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *