Mjeku i urgjencës në spitalin e Durrësit, Arjan Tivai, ka dhënë hollësi lidhur me gjendjen shëndetësore të prokurorit Arjan Ndoji dhe të Aleksandër Lahos (Landi Muharremit).
Sipas mjekut, prokurori Ndoji ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe mbahet në reanimacion për shkak të dëmtimit të klavikulës.
Ndërsa për të plagosurin tjetër i cili ndodhet në spitalin e Durrësit, Landi Muharremi, shtoi se ai ishte në sallën e operacionit për shkak të dëmtimit në nofull.
Ndërsa i plagosuri i tretë, shoferi i Ndojit, Andi Maloku, ka qenë në gjendje më të rëndë shëndetësore dhe është dërguar në spitalin e Traumës.
‘Jam mjeku i urgjencës në spitalin e Durrësit. Më hollësisht duhet të fliste një kirurg. Me një prej të sëmurëve është duke u punuar në sallën e operacioneve. Prokurori është jashtë rrezikut për jetën, me një frakturë të klavikulës. Ndërkohë, një person është nisur drejt Tiranës. Prokurori është në reaminacionin e spitalit, në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërsa personi tjetër ka dëmtim të nofullës. Personi i tretë u dërgua në Tiranë, pasi gjendja e tij ishte e rëndë’, tha për ‘News24’ mjeku Tivari.