Tjetër dorëheqje në kabinetin e konservatorit Shinzo Abe, në më pak se një javë.
Ministri i Drejtësisë, Katsuyuki Kawai, njoftoi dorëheqjen e tij pasi u implikua në një skandal në lidhje me pagesat e bëra nga bashkëshortja për stafin e tij, të cilat nuk janë në përputhje me direktivat.
Ministri Kawai tha që as ai dhe bashkëshortja e tij nuk ishin të vetëdijshëm për shkeljet dhe se do të punonin për të hedhur dritë mbi këtë çështje.
Kawai u emërua ministër i Drejtësisë në riorganizimin e fundit të qeverisë së Abe, ku më pare kishte qenë këshilltari i kryeministrit për politikën e jashtme.
Dorëheqja e tij pason ato të ministrit të Tregtisë, Isshu Sugawara, i akuzuar se kanë bërë dhurime për votuesit e tij, gjë që nuk lejohet me ligj.