Vendosni fjalën kyçe....

U plagos në atentat me prokurorin Ndoji, kush është Aleksandër Laho (Landi Muharremi) e si u dhunua biznesmeni libanez


Një nga personat e plagosur bashkë me prokurorin Ndoji është identifikuar si Aleksandër Laho. Sipas gazetares Klodiana Lala, ai rezulton të jetë Landi Muharremi ndërsa gazetarja thekson se Muharremi ka ndryshuar identitet.

Ky i fundit njihet si person problematik dhe me precendentë penalë. Muharremi u shpall në kërkim nga policia në vitin 2016 pasi në shtator të atij viti u akuzua për dhunimin e biznesmenit libanez Faadi Mitri.

Mitri u dhunua në sytë e bashkëshortes dhe vajzës së tij dhe për këtë u akuzuan Skënder Krahja, Landi Muharremi dhe një kushëriri i tij.

Pas ngjarjes Muharremi u shpall dhe u arrestua pak ditë më vonë bashkë me kushëritin e tij, Arben Merkuri por u hetua në gjendje të lira në këkim ndërsa Krahja u arrestua.

Biznesmeni i dhunuar u largua nga Shqipëria me një avion charter pasi kishte identifikuar më parë personat që e kishin dhunuar.

Rindërtimi i skenës së dhunimit të Mitrit

Sipas rindërtimit të skenës së ngjarjes të ndodhur më 10 shtator, makina me të cilën udhëtonte Mitri dhe ajo e autorëve, një ‘Touareg’ janë përplasur në mbikalimin e Rinasit.

Mjeti i biznesmenit u godit nga pas dhe pastaj mjeti i autorëve ka parakaluar. Shoferi i libanezit i është vënë pas makinës së autrëve për t’i bërë foto targës.

Në kryqëzim të Laknasit, autorët i prenë rrugën me makinë biznesmenit, e nxjerrin me forcë nga mjeti shoferin dhe e rrahin, më pas dhunojnë biznesmenin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *