Gjykata për Krime të Rënda ka lënë në burg ish-punonjësin e një pike bastesh në Tiranë në lidhje me vrasjen e Santiago Malkos.
39-vjeçari, Blendi Teta, është i vetmi person i arrestuar për vrasjen e ish-efektivit Santiago Malko, i cili akuzohet për “moskallëzim krimi.
Sipas prokurorisë Blendi Teta së bashku me dy persona të tjerë, pasi janë takuar në një lokal në zonën e freskut, kanë ndjekur lëvizjet e ish-efektivit Malko, deri pak momente para ekzekutimit.