Kategoria me fitimet më të mëdha në fushën e artit e të kulturës pa dyshim janë këngëtarët, mirëpo përkundër kësaj ata vazhdimisht po iu ikin obligimeve të shtetit, siç është tatimi.
Por, fitimet e tyre për një koncert kapin shifra të mëdha; nga 3 mijë deri në 12 mijë euro.
Njëri nga ish-menaxherët e disa këngëtarëve, Drin Zatriqi ka dalë hapur me një status në rrjetin e tij social, Facebook, duke thënë se me qeverinë e re duhet të rregullohet edhe tatimi i estradës, pasi sipas tij tani industria e muzikës është milionëshe dhe të njëjtit duhet të paguajnë tatime ose në të kundërtën të dënohen me dënime të majme.
Ai ka treguar se një artist mesatarisht brenda një viti fitoni mbi 500 mijë euro.
“Mesatarisht artistet me te paguar fitojnë mbi 500.000 euro ne vit ! Numri i koncerteve nxirret lehte pasi qe flyerat publikohen edhe nga klubet por edhe nga vet artistet, kurse neper darsma duhet metode tjetër me i identifiku performancat”.
Ky është njoftimi i plotë i Zatriqit
Me qeverine e re duhet te rregullohet edhe tatimi i estradës, tashme industria e muzikes eshte milioneshe, dhe cmimet nga 100 deri ne 10.000 e 15.000 euro e me shume per koncert duhet te paguajne tatime, ne te kunderten duhet te denohen me denime te majme, dhe konfiskim te pasaportave , nese ju ikin atyre si deri me tani! Si neper klube te nates poashtu edhe ne darsma dhe cdo paraqitje tjeter me pagese!
Çmimet per disa artiste per koncert
Tayna 8.000 – 12.000 euro
Ledri Vula 8.000- 10.000 euro
Capital T 6.000 – 8.000 euro
Ghetto Geasy 6.000 – 8.000 euro
Butrint Imeri – 6.000 – 7.000 euro
Dhurata Dora 6.000-7.000 euro
Noizy 6.000 – 8.000 euro
Dafina Zeqiri 4.000 – 6.000 euro
PINT 4.000 – 6.000 euro
Meda: 6.000 – 7.000 euro
Labi – 5.000 euro
Sinani – 5.000 euro
Dani – 5.000 euro
Fero 3.000 – 4.000 euro
Rina 3.000 – 4.000 euro
Gjiko 3.000 – 4.000 euro
Mesatarisht artistet me te paguar fitojne mbi 500.000 euro ne vit ! Numri i koncerteve nxirret lehte pasi qe flyerat publikohen edhe nga klubet por edhe nga vet artistet, kurse neper darsma duhet metode tjeter me i identifiku performancat…
Sqarim: cmimet jane edhe me te larta tek disa prej artisteve, mirepo per hire te korrektesise mos me i hy ne hak askujt i kom pasqyru me mesatare!”
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Monitor