Vendosni fjalën kyçe....

“A keni unitet mes DASH e Presidentit?”- Palmer zihet në befasi nga studentja e gazetarisë (VIDEO)


I dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer është zënë në befasi nga një studente e gazetarisë në Prishtinë, gjatë një takimi në biblotekën kombëtare me studentë dhe shoqërinë civile atje.

Studentja Ëndronida Shala e pyeti Palmerin: “A keni unitet ndërmjet Shtëpisë së Bardhë dhe Departamentit të Shtetit, sepse siç e pamë DASH ju caktoi ju për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi, ndërsa presidenti Trump e caktoi ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Gjermani në lidhje me këtë çështje?”

Përfaqësuesi special i SHBA-së, mbeti i befasuar dhe para se t’i jepte Shalës një përgjigje i tha se ajo meritonte të merrte notën 10. Më pas shtoi se kishte unitet dhe dha edhe një shpjegim për këtë.

“Fillimisht mendoj se duhet të marrësh një 10-të në klasën e gazetarisë. Ishte një pyetje shumë e mirë. Përgjigja e shkurtër është PO. Ka një unitet të plotë. Ky është rast unik. Unë kam punuar në Qipro në disa vite. Kam punuar në Ambasadë dhe ne kemi pasur edhe atje një përfaqësues të posaçëm për negociatat dhe një përfaqësues të posaçëm presidencial dhe ata kanë punuar bashkërisht. Ambasadori Grenell dhe unë punojnë mirë dhe bashkë në pozitat tona të cilat janë të koordinuara. Mandati im është pak më i gjerë, ai është vetëm për dialogun mes Serbisë dhe Kosovës. Mandati im është për të gjithë rajonin.”, tha Palmer.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *