Vendosni fjalën kyçe....

Alarm për sulm terrorist në Itali e stilit të “Bataclan”, në kërkim dy shqiptarë


Bujar Hysa

Policia italiane lëshoi mbrëmë alarmin për rrezikun e një sulmi terrorist në territorin kombëtar. Në një shënim të raportuar nga ‘Open’, flitet për një atentat të stilit të Bataclan në Francë, ku humbën jetën dhjetëra njerëz.

Mediat italiane shkruajnë se dy terroristët e mundshëm janë me kombësi shqiptare dhe janë shpallur në kërkim.

I pari quhet Battar Nabiyula, i njohur gjithashtu si Maximilian Defilade ose Bardhyl Hoxha, 46 vjeç. Tjetri, midis moshës 40 dhe 48 vjeç, quhet Bujar Hysa. Dy personat janë shpallur në kërkim dhe po kërkohen në të gjithë Italinë.

Më 13 nëntor 2015, terroristë që pretendonin se ishin besnikë ndaj Shtetit Islamik hapën zjarr në sulme të koordinuara në të gjithë Parisin, duke vrarë 130 persona dhe duke plagosur 494 të tjerë në Teatrin e Bataclan dhe kafenetë afër.

Më herët atë mbrëmje, dy sulmues ishin hedhur në erë jashtë arenës kryesore sportive të Parisit, ku 80,000 njerëz, duke përfshirë presidentin e atëhershëm François Hollande dhe një nga djemtë e tij, po ndiqnin një ndeshje futbolli.

Bardhyl Hoxha


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *