Vendosni fjalën kyçe....

Atentati në mbikalimin e Shkozetit, Salianji: Muharremi kërcënoi me jetë komisionerët e PD-së në 2015-ën


Një ditë pas atentatit në mbuikalimin e Shkozetit ku mbetën të plagosur prokurori Arjan Ndoja, Pëllumb Muharremi dhe Andi Maloku, ish-deputeti demokrat Ervin Salianji kujtoi denoncimet e bëra më parë nga partia e tij.

Salianji tha se Muharremi është një person i mbrojtur nga mazhoranca socialiste, për të cilën ai ka siguruar vota në mënyrë të paligjshme.
Sipas tij, në zgjedhjet lokale të vitit 2015, Muharremi së bashku me Bert dhe Gëzim Hoxhën kërcënuan me jetë dhe larguan komisionerët e PD-së në komisionin zgjedhor të Sukthit.

“Autoriteti i shtetit ështē vënë përfund nga lidhjet e qeverisë Rama me krimin e organizuar.
Nuk ka ngjarje kriminale që mos të ketë të përfshirë individe me rekorde të rënda kriminale dhe mafioze që janë përdorur në fushatë nga Rama.
Më kujtohet se si ky “Rrumi” që sot trumbetohet me të madhe nga mediat pranë PS si person me rekorde të tmerrshme jo vetëm që nuk arrestohej por kontrollon zona influence në administrate publike.

Parimi ështē i qartë: ndihmo Ramën në fushatë dhe kontrollo më pas administratën publike, asetet, burimet natyrore dhe trajtimin e popullsisë si skllevër.

Sot konflikti ështē mes bandave që mbeshtesin Ramën dhe kur qeveria behet palë me njërën tjetra ka guxim dhe të kërkoje eleminim fizik!

Në 2015 denoncuam me emër dhe mbiemër “Rrumi” allias Land/Pellumb Muharremi dhe Bert dhe Gezim Hoxha, te tre ne krye te nje strukture kërcenonin me armë mbeshtetës të Partisë Demokratike dhe shkuan deri aty sa kërcenuan me jetē çdo përfaqesues te PD ne komisione duke lene bosh shumicen e komisioneve në ish Bashkinë Sukth! Ne i denoncuam ne fushatë, policia i mori në mbrojtje dhe pavaresisht urdherit te arrestit te leshuar nga prokuroria ata vazhduan te qete fushaten kercenuese! Pas zgjedhjeve si shperblim Bert Hoxha u emerua administrator i Njesise Sukth si shperblim për vjedhjen e votave!
Prandaj ështē imediate ndeshkimi i gangestereve me pushtet, se ska asnje rruge tjeter per te shkeputur lidhjet e politikes me krimin!

Prandaj gangesteret marrin guximin të ngrenë doren ndaj punonjësve publikë!

Ne nuk i harrojmë, me forcën e ligjit do ti shtypim bandat dhe mafian që po i pijnë gjakun Shqipërisë dhe po e bejnë të pabanueshme për qytetarët!”, tha Salianji.

Prokurori Arjan Ndoji mbeti i plagosur pas një atentati pasditen e djeshme rreth orës 16:30 te Mbikalimi i Shkozetit. Ai u qëllua me breshëri plumbash ndërsa udhëtonte me makinë së bashku me mikun e tij Landi Muharremi dhe shoferin Andi Maloku.

Ndoja u dërgua në spitalin e Durrësit ku është jashtë rrezikut për jetën bashkë me Muharremin, ndërsa Maloku u dërgua në spitalin e Traumës pasi paraqitet në gjendje kritike për jetën. Ai ka marrë dy plumba në mushkëri dhe një në shtyllën kurrizore.

Mendohet se kanë qenë manovrat e shoferit Andi Maloku, që i kanë shpëtuar jetën Ndojës dhe Lahos.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *