Ka qenë një garë mes dy vendesh për sa i përket pasaportës më të mirë për t’u mbajtur për vitin 2019. Bëhet fjalë për dy vende aziatike, Japonia dhe Singapori që kanë mbajtur pozicionin e tyre si pasaportat më miqësore të udhëtimit në botë.
Pasaportat e Singaporit dhe Japonisë kanë kryesuar renditjen falë të dy dokumenteve që ofrojnë qasje në 190 vende secila.
Koreja e Jugut mban vendin e dytë me Finlandën dhe Gjermaninë, me shtetasit e tre vendeve në gjendje të hyjnë në 188 vende në të gjithë botën pa vizë paraprake.
Finlanda ka përfituar nga ndryshimet e fundit në politikën e vizave kufizuese të Pakistanit.
Vendet evropiane, Danimarka, Italia dhe Luksemburgut mbajnë vendin e tretë në indeks, me qasje pa viza në 187 vende, ndërsa Franca, Spanja dhe Suedia janë në vendin e katërt, me 186.
Pesë vjet më parë, Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar kryesuan renditjen në vitin 2014, por të dy vendet tani kanë rënë në vendin e gjashtë, pozicionin më të ulët që nga viti 2010.
Pasaportat më të mira për t’u mbajtur në vitin 2019 janë:
- Japonia, Singapori (190 destinacione)
- Finlanda, Gjermania, Koreja e Jugut (188)
- Danimarka, Italia, Luksemburgu (187)
- Franca, Spanja, Suedia (186)
- Austri, Hollandë, Portugali (185)
- Belgjika, Kanada, Greqia, Irlanda, Norvegjia, Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara, Zvicra (184)
- Malta, Republika Çeke (183)
- Zelanda e Re (182)
- Australia, Lituania, Sllovakia (181)
- Hungaria, Islanda, Letonia, Sllovenia (180)
Pasaportat më të këqija për t’u mbajtur
- Libani, Koreja e Veriut (39 destinacione)
- Nepali (38)
- Libia, Territori Palestinez, Sudan (37)
- Jemeni (33)
- Somali, Pakistan (31)
- Siria (29)
- Iraku (27)
- Afganistani (25)