Vendosni fjalën kyçe....

Dalin në shitje shtëpitë e ‘El Chapo’-s, të përshtatshme për ata që duan t’i shpëtojnë policisë


Njerëzit e zakonshëm tani kanë një shans të jetojnë në shtëpitë e përdorura nga Joaquin ‘El Chapo ‘Guzman, kreu i kartelit të pamëshirshëm të drogës ‘Sinaloa’, i cili aktualisht vuan një dënim të përjetshëm në një burg amerikan.

Gjashtë pronat e vëna në ankand janë të vendosura në Culiacan, kryeqyteti i shtetit veriperëndimor të Sinaloas në Meksikë, i cili ishte baza kryesore e funksionimit të kartelit të drejtuar nga Guzman.

Të gjitha shtëpitë janë të pajisura me mobilje dhe pajisjet e tjera shtëpiake.

Nga shikimi i fotove të pjesëve, ato duken krejt të zakonshme sidoqoftë, ajo që i dallon ata nga shtëpitë mesatare është se secila shtëpi ka një tunel shpëtimi të lidhur me sistemin e kullimit të qytetit. Guzman i përdori ato për të shmangur policinë për vite me rradhë.

Dashuria e tij për rrugët nëntokësore e ndihmoi atë në vitin 2015, kur ai shpëtoi nga burgu përmes një tuneli që ishte gërmuar poshtë një dushi në qelinë e tij.

Çmimet për shtëpitë fillojnë nga 1 milion dollar kurse ankandi do të zhvillohet në 10 nëntor.

Në korrik, Guzman u dënua me burgim të përjetshëm nga një gjykatë amerikane. Muajin e kaluar, karteli filloi një sulm ndaj policisë në Culiacan, duke u përpjekur të lironte djalin e El Chapo, Ovidio Guzman.

Beteja e egër në rrugë vijuan me orë të tëra derisa autoritetet vendosën të lirojnë djalin e Guzman për të shmangur gjakderdhjen e mëtejshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *