Vendosni fjalën kyçe....

Dua Lipa po planifikon një duet me Miley Cyrus (VIDEO)


Dua Lipa pranon se ajo është “duke folur” me Miley Cyrus për një bashkëpunim të mundshëm. Ndërsa ishte e ftuar në emisionin “Capital Breakfast”, Lipa u pyet lidhur me spekulimet se dy këngëtaret kanë bashkëpunuar për një këngë të re “ColdBlood”.

“Potencialisht. Potencialisht. Unë jam një fanse e madhe e saj dhe ajo është kaq e bukur. Ne po mendojmë të bëjmë diçka së bashku në të ardhmen e afërt, por ne ende po flasim për të”– tha Dua Lipa.

Këngëtarja me origjinë shqiptare pranoi gjithashtu thashethemet se kishte regjistruar një këngë me Ariana Granden për kolonën zanore të “Charlie’s Angels”. Mirëpo për shkak të kohës, kënga nuk u publikua, dhe iu dha Normanit dhe Nicki Minaj.

 “Kënga që ne dhe Ariana bëmë së bashku ishte fillimisht për rekordin e saj. Koha nuk ka punuar me të vërtetë për asnjërin prej nesh”– vazhdoi ajo. Biseda për bashkëpunimin e dështuar me Ariana-n nis në minutën 05:10 të videos së mëposhtme. Menjëherë pas bisedës për Ariana-n, Dua zbulon planet për bashkëpunimin me Mileyn.

Dua ka publikuar një këngë të re ditët e fundit të titulluar “Dont Start Now” të cilën do ta performojë, në “MTV EMA”-s të këtij viti.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *