Lubomir Markoviç, kreu i grupit të fansave ‘Alkatraz’ të Partizanit të Beogradit u ekzekutua me dy plumba në kokë nga persona ende të panjohur, teksa po mbushte makinën në një pikë karburanti.
37-vjeçari bashkë me 13 huliganë tjerë serbë, u dënua në vitin 2012 për vdekjen e Brice Taton, fansi i ekipit Toulouse i cili ishte rrahur për vdekje më 17 shtator 2009, në qendër të Beogradit.
I konsideruar si një nga katër liderët e grupit të sulmit, Markoviç u dënua me 13 vjet burgim por u lirua në vitin 2017.
Në vitin 2009, Markoviç u dënua me 30 vjet burgim për rolin e tij në vrasje, por dënimi i tij ishte ulur në 13 vjet. Ai më vonë ishte amnistuar dhe u liruar me kusht në vitin 2017.