Një koleksion i rrallë artefaktesh anglo-sakson i njohur si hordhia Staffordshire është përshëndetur si ‘një nga gjetjet më të mëdha të arkeologjisë britanike’ nga studiuesit.
Koleksioni u zbulua nga një amator i apasionuar, Terry Herber, i cili po përdorte një detektor metalik me vlerë 2 stërlina që e bleu për të eksploruar një fushë afër Lichfield që i përkiste fermerit, Fred Johnson.
Gjetja e tyre më 5 korrik 2009 u shit për muzetë për vlerën 3.2 milionë stërlina dhe fondet u ndanë ndërmjet tyre.
Artefaktet janë pjesë e kohës që konsiderohet gjerësisht si ‘lufta e shenjtë e epokave të errëta’ në të cilën udhëheqësit paganë luftuan kundër mbretërive të krishtera rivale.
Artefaktet mendohet se i përkasin mbretit mercian, Penda, një udhëheqës pagan që sundoi deri në vitin 655 para Krishtit.