Laçi ka marrë një fitore të rëndësishme në një fushë të vështirë si ajo e Skënderbeut dhe ardhja e trajnerit Cungu duke e ka forcuar edhe më shumë ekipin.
Laçjanët kaë mundur të shënojnë 4 gola në Korçë kundër një goli të vendasve dhe tashmë janë ngjitue në vendin e pestë të renditjes, duke iu afruar mjaft kreut.
Skënderbeu nga ana e tij ka rrëshqitur në vendi e tetë dhe këtë sezon është në krizë rezultatesh dhe nuk do e ketë të lehtë që të luftojë për një nga vendet e para.
Në ndeshjen tjetër të ditës së sotme Teuta ka barazuar në Durrës me Tiranën, në një ndeshje delikate dhe me vlerën e gjashtë pikëve.
Kryeqytetasit kanë marrë dy kartona të kuq gjatë ndeshjes ndërsa kryesonin deri në minutën e 91-të të sfidës por u barazuan në fund nga durrsakët.
Tirana e Teuta mbajnë respektivisht vendin e dytë dhe të tretë në renditje. Nesër Kukësi pret Flamurtarin kurse Partizani, Luftëtarin ndërsa java mbyllet me ndeshjen e së hënës mes Vllaznisë dhe Bylisit në Shkodër.