Rusia ende nuk beson në vdekjen e Abu Bakr al-Baghdadit. Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, tha se Rusia nuk mund të verifikojë pretendimet e Uashingtonit për eleminimin e udhëheqësit të Shtetit Islamik, duke shtuar se SHBA kishte ndihmuar në ngritjen e grupit në radhë të parë.
Abu Bakr al-Bagdadi, udhëheqësi i grupit famëkeq terrorist të Shtetit Islamik (IS, dikur ISIS) “është ose ishte nëse ai është me të vërtetë i vdekur, një pjellë e Shteteve të Bashkuara”, tha ministri për transmetuesin rus “Rossiya 24”.
“ISIS-i erdhi në ekzistencë, pas pushtimit të paligjshëm amerikan në Irak, rrëzimit të shtetit Irakian dhe lirimit të ekstremistëve që amerikanët i mbanin më parë në burgjet atje…
Pra, në një farë mase, amerikanët tani kanë eliminuar pjelljen e tyre, nëse kjo ka ndodhur me të vërtetë.”, tha Lavrov, citon RT.
Ministri i Jashtëm rus tha se ushtria ruse ende nuk ka informacione të mjaftueshme për të konfirmuar me siguri se Baghdadi është me të vërtetë i vdekur. “Ne duam të marrim informacion shtesë. Është thënë e gjitha triumfalisht dhe me gëzim. Megjithatë, ushtria jonë ende po studion çështjen dhe … nuk mund të konfirmojë shumë nga deklaratat amerikane deri tani.”– tha ai.
Më parë, edhe presidenti sirian Bashar Asad shprehu gjithashtu dyshimet e tij për fatin e Baghdadit.