Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo, është ndër tre futbollistët kryesorë për ‘Topin e Artë’ të këtij viti, çmimin individual më të lakmuar në futboll.
Ronaldo me siguri nuk është në pozitën më të mirë për të fituar trofeun e këtij viti, që do ishte i gjashti radhazi në karrierë. Megjithatë thashethemet po zhurmojnë në Itali se ai do të jetë fituesi i këtij viti.
Cristiano Ronaldo mund të kishte fituar më shumë tituj nëse nuk do kishte qenë autoritetet ndërkombëtare të futbollit, ka pohuar e ëma.
‘Ka një mafie. Kjo është fjala për të. Nëse shikoni se çfarë ka ndodhur, mund të shihni se ka një mafie në futboll,’ u tha Dolores Aveiro gazetarëve në Portugali.
‘Nëse ai do ishte spanjoll apo anglez, ata nuk do të kishin bërë atë që kanë bërë, por meqenëse ai është Portugez dhe nga Madeira, mirë kjo ndodh,’ tha Aveiro, pa hyrë në detaje të tjera.
Nuk ishte e qartë nga komentet e saj nëse ajo po i referohej garave ndërkombëtare, si Kupa e Botës, apo atyre Evropiane siç është Liga e Kampionëve, apo trofe të veçantë, si ‘Topi i Artë’.
Cristiano Ronaldo, 34 vjeç, ka fituar çmimin më të madh individual në botë në futboll, po aq sa rivali i tij për një kohë të gjatë, Lionel Messi.
Fituesi i sivjetshëm do shpallet në Paris më 2 dhjetor. Ronaldo, Messi dhe mbrojtësi i Liverpulit, van Dijk, janë tre emrat kryesorë në listë.